Kasapolli: Komiteti Politik i Kosovës, jo Olimpik - Gazeta Express
string(47) "kasapolli-komiteti-politik-i-kosoves-jo-olimpik"

Gazeta Express

06/12/2019 21:15

Kasapolli: Komiteti Politik i Kosovës, jo Olimpik

Gazeta Express

06/12/2019 21:15

Gazetari Agim Kasapolli e ka kritikuar ashpër Komitetin Olimpik të Kosovës, duke thënë se ky Komitet është plotësisht i ndikuar nga politika.

Sipas Kasapollit, Komiteti Olimpik i Kosovës duhet të quhet Komitet Politik për shkak të parregullsive të mëdha që ekzistojnë brenda kësaj organizate, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Komiteti Olimpik është i ndikuar krejt nga politika, ata janë krejt politikë. Ai nuk është Komiteti Olimpik, por është Komitet Politik. Qysh mundet një njeri 20 vjet me qëndru aty e aty janë djemtë e axhës të Shpend Maxhunit”, ka thënë Kasapolli në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Aty është nepotizmi në kulminacion. Ata nuk kanë dhënë kurrë raport financiar, kjo është shtëpia kryesore e krejt sportit. Tash do të mundohen, nëse bëhet Albin Kurti kryeministër, do të tentojnë ta korruptojnë edhe atë”.

“Kemi pasur ne udhëheqës që janë korruptuar ashtu. Kanë familjarë e fëmijë në punë. Të gjitha këto do të dalin në sheh, në mënyrë që ne të kemi mundësi ta zhvillojmë sportin në maksimum”. /Gazeta Express/