Qeveria e shkarkoi nga detyra, Malaj: Do ta kem më të lehtë të përballem me shpifësit e abuzuesit! - Gazeta Express
string(95) "qeveria-e-shkarkoi-nga-detyra-malaj-do-ta-kem-me-te-lehte-te-perballem-me-shpifesit-e-abuzuesit"

Qeveria e shkarkoi nga detyra, Malaj: Do ta kem më të lehtë të përballem me shpifësit e abuzuesit!

Gazeta Express

05/12/2019 17:07

Arben Malaj ka reaguar për herë të parë mbi pezullimin nga detyra e tij si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, vendim të cilin qeveria e ka publikuar në fletoren zyrtare.

Ish- Ministri i Financave, shkruan se tashmë do ta ketë më të lehtë të përballet publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit e pushtetit, duke nënkuptuar këtu qeverinë.

Lexo Edhe:

Reagimi i Malajt: 

Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj!