Aksidenti te “Kroni i Mretit”, arrestohet një person - Gazeta Express
string(49) "aksidenti-te-kroni-i-mretit-arrestohet-nje-person"

Gazeta Express

04/12/2019 11:06

Aksidenti te “Kroni i Mretit”, arrestohet një person

Gazeta Express

04/12/2019 11:06

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person si të dyshuar se ka shkaktuar aksident në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë.

Nga ky aksident ka mbetur një person ndërsa dy tjerë janë lënduar. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Korreticë e lartë afër parkut të biznesit, ku i dyshuari derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. 

Si pasojë e aksidentit edhe dy persona tjerë një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement