Policia jep detaje për aksidentin, në të cilin vdiq një person në Drenas - Gazeta Express
string(62) "policia-jep-detaje-per-aksidentin-ku-vdiq-nje-person-ne-drenas"

Gazeta Express

04/12/2019 10:04

Policia jep detaje për aksidentin, në të cilin vdiq një person në Drenas

Gazeta Express

04/12/2019 10:04

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur dje në Korreticë të Drenasit.

Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari, i cili në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë afër parkut të biznesit, derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin, kishte shkaktuar aksident në të cilin kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Gjithashtu, një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement