Prizrenasi në gjendje të dehur, përleshet me gruan pastaj ia vë flakën shtëpisë - Gazeta Express
string(78) "prizrenasi-ne-gjendje-te-dehur-perleshet-me-gruan-pastaj-ja-ve-flaken-shtepise"

Prizrenasi në gjendje të dehur, përleshet me gruan pastaj ia vë flakën shtëpisë

Gazeta Express

04/12/2019 9:35

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se është arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje me gruan e tij, derisa ishte në gjendje të dehur ia kishte vënë flakën shtëpisë, raporton Gazeta Express.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Lexo Edhe:

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij dhe nen ndikim te alkoolit ia kishte vënë flakën shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për te lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bëri të ditur policia. /GazetaExpress/