Agjenti e konfirmon: Rodri e zgjedh Barcelonën para Real Madridit - Gazeta Express
string(64) "agjenti-e-konfirmon-rodri-e-zgjedh-barcelonen-para-real-madridit"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2026 8:33

Agjenti e konfirmon: Rodri e zgjedh Barcelonën para Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

07/08/2026 8:33

Rodri ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe zgjedhja e mesfushorit është Barcelona, duke lënë pas mundësinë e transferimit te rivali i madh spanjoll, Real Madridi.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i futbollistit, i cili ka bërë të ditur se Rodri e ka informuar personalisht Real Madridin për vendimin e tij.

Sipas agjentit, mesfushori ka dashur ta bëjë këtë nga respekti për klubin madrilen, i cili, sipas tij, është sjellë në mënyrë shembullore gjatë kontakteve për transferimin.

“Për respekt ndaj Madridit, sepse ata kanë qenë shembullorë, Rodri i informoi se vendimi i tij është të bashkohet me Barçën”, ka deklaruar agjenti i mesfushorit, raporton El Larguero.

Kështu, Rodri duket se ka zgjedhur projektin e Barcelonës për vazhdimin e karrierës, pavarësisht interesimit të fuqishëm nga Real Madridi.

Vendimi i spanjollit pritet të ndikojë edhe në zhvillimet e ardhshme të merkatos, ndërsa Barcelona tashmë synon ta konkretizojë marrëveshjen për transferimin e një prej mesfushorëve më të vlerësuar në futbollin botëror.

Advertisement
Advertisement
Advertisement