Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan, policia jep detaje për rastin - Gazeta Express
string(77) "aksident-mes-vetures-dhe-motocikletes-ne-gjilan-policia-jep-detaje-per-rastin"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 22:11

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan, policia jep detaje për rastin

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 22:11

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan rreth orës 20:00, të enjten

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Valon Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

AI tha se aksidenti ka ndodhur mes një automjet dhe një motoçikletë.

Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

“Më datën 06.08.2026 rreth orës 20:00, në rrugën ‘’Pajazit Ahmeti’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, tha Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement