Ehat Miftaraj nga IKD, duke komentuar mënyrën e udhëheqjes së seancave nga Albulena Haxhiu, tha se Kuvendit në krye nuk i duhet një figurë si e saj.
“Nuk na nevojitet një figurë kontroverse sikurse Albulena Haxhiu, e cila konfliktin e ka mënyrë të qeverisjes, mënyrë të udhëheqjes”, tha Miftaraj në T7.
Ai përmendi disa nga herët kur Haxhiu gjatë kryesimit të seancave ia ka ndalë fjalën deputetëve opozitarë arbitrarisht.
“Nëse e bëjmë dallimin në mes të ish-kryeparlamentarëve, mes Glauk Konjufcës dhe Haxhiut, na kujtohen skenat kur iu bërtitke deputetëve ose në mënyrë arbitrare ua ndalte fjalën deputetëve të opozitës”, tha ai./Express/