Betohen deputetët e legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës - Gazeta Express
string(62) "betohen-deputetet-e-legjislatures-se-11-te-kuvendit-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 11:38

Betohen deputetët e legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 11:38

Janë betuar 11 deputetë të legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, shkruan në tekstin e Betimit.

Deputetët në fund e nënshkruan betimin.

Tani do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputetët më pas duhet t’i zgjedhin edhe 5 nënkryetarë të Kuvendit, 3 prej të cilëve propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, kurse dy nga komunitetet joshumicë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement