Drita ishte me fat në shortin e hedhur sot për rundin e “Play-Off”-it në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit do të përballen me Tre Fiori F.C në rrethin e tretë kualifikues të kësaj gare.
Dhe, nëse kalojnë tutje, do të përballen në “Play-Off” me fituesin e duelit FC Flora Tallinn – Inter Club d’Escaldes.
Dhe, nëse e kalojnë edhe këtë fazë, atëherë Bardhekaltrit do të jenë pjesë e fazës së ligës në Ligën e Konferencës. /Gazeta Express