Shqiptari Dennis Buzukja pëson humbje në Beograd, thotë se “nuk ishte dorëzuar” - Gazeta Express
string(76) "shqiptari-dennis-buzukja-peson-humbje-ne-beograd-thote-se-nuk-ishte-dorezuar"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2026 22:46

Shqiptari Dennis Buzukja pëson humbje në Beograd, thotë se “nuk ishte dorëzuar”

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2026 22:46

Dennis Buzukja ka pësuar humbje në UFC Beograd ndaj Bogdan Gradit, në një duel që përfundoi mes polemikave pas një vendimi të diskutueshëm të gjyqtarit.

Përballja ishte e luftuar nga fillimi deri në fund. Buzukja nisi më mirë në këmbë, duke goditur me saktësi kundërshtarin, ndërsa Gradi u përpoq vazhdimisht ta transferonte luftën në tokë, ku arriti disa rrëzime.

Në raundin e dytë ndodhi momenti që vendosi fatin e duelit. Gjyqtari ndërpreu përballjen, duke vlerësuar se Buzukja kishte bërë “tap-out”, pra kishte dorëzuar me goditje të dorës.

Luftëtari shqiptar reagoi menjëherë, duke kundërshtuar vendimin dhe duke insistuar se nuk ishte dorëzuar.

Pamjet e përsëritura ngritën dyshime mbi vendimin, pasi lëvizja e dorës së Buzukjas mund të ketë qenë përpjekje për të përmirësuar pozicionin dhe jo sinjal dorëzimi.

Pavarësisht polemikave, vendimi nuk u ndryshua dhe Bogdan Grad u shpall fitues me dorëzim teknik/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement