Ramadani: Narko-testi duhet të bëhet, frika për dikënd mund të jetë e madhe - Gazeta Express
string(73) "ramadani-narko-testi-duhet-te-behet-frika-per-dikend-mund-te-jete-e-madhe"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 9:23

Ramadani: Narko-testi duhet të bëhet, frika për dikënd mund të jetë e madhe

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 9:23

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramdani ka kërkuar edhe njëherë që deputetët të bëjnë narko-testin.

Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është është çështje e sigurisë, e atdhedashurisë, e integritetit dhe pastërtisë.

Sipas tij, frika për dikënd mund të jetë e madhe, por siguria duhet të jetë mbi të gjitha.

Postimi i tij i plotë:

Narko-Testi duhet të bëhet.

Është çështje e sigurisë. Është çështje e atdhedashurisë. Është çështje e integritetit dhe pastërtisë.

Frika mund të jetë e madhe për ndokënd, por siguria duhet të jetë mbi të gjitha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement