Portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, do ta vazhdojë karrierën te Ajaxi, pasi marrëveshja mes klubeve tashmë është finalizuar.
Sipas raportimeve, transferimi është i mbyllur dhe portieri gjerman do të udhëtojë gjatë ditës së sotme drejt Amsterdamit për të përfunduar procedurat e kalimit.
Kontrollet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës janë planifikuar të zhvillohen nesër, ndërsa menjëherë pas tyre pritet edhe zyrtarizimi nga të dy klubet.
Barcelona i ka dhënë dritën jeshile largimit të Ter Stegenit, ndërsa Ajaxi do të mbulojë vetëm një pjesë të vogël të pagës së tij. Marrëveshja ishte arritur javë më parë dhe bëhet fjalë për një huazim të thjeshtë, pa transferim përfundimtar.
Kështu, pas shumë spekulimeve gjatë merkatos së verës, kapiteni i Barcelonës është gati të nisë një aventurë të re në Eredivisie me fanellën e Ajaxit.