Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Bohemians, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Pas 45 minutave të parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, rezultati është i barabartë, 1:1, shkruan Gazeta Express.
Serebe kaloi suharekasit në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes.
E në minutën e 20-të, James-Taylor realizoi nga penalltia për të barazuar rezultatin.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Irlandë, Bohemians realizoi fitore të ngushtë 2:1.