Irani paralajmëron dy shtete europiane të mos lejojnë SHBA-në të përdorë bazat e tyre ushtarake, njëri në Ballkan - Gazeta Express
string(112) "irani-paralajmeron-dy-shtete-europiane-te-mos-lejojne-shba-ne-te-perdore-bazat-e-tyre-ushtarake-njeri-ne-ballkan"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 17:00

Irani paralajmëron dy shtete europiane të mos lejojnë SHBA-në të përdorë bazat e tyre ushtarake, njëri në Ballkan

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 17:00

Irani ka paralajmëruar dy shtete europiane që të mos lejojnë Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e tyre ushtarake për të nisur sulme të mundshme ndaj Republikës Islamike.

Gjatë një bisede telefonike mes ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Qipros, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, theksoi “domosdoshmërinë për të parandaluar përdorimin e bazave ushtarake të huaja të vendosura në Qipro nga forca armiqësore për të kryer akte agresioni kundër Iranit”.

Ai shtoi se nëse një shtet lejon që territori i tij të përdoret nga një palë tjetër për veprime armiqësore, atëherë kjo “përbën pjesëmarrje në një akt agresioni.”

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Iranit, ministri i Jashtëm i Qipros, Constantinos Kombos, tha se qeveria e tij kishte marrë garanci nga Mbretëria e Bashkuar se bazat ushtarake britanike të vendosura në Qipro nuk do të përdoren kundër asnjë vendi, përfshirë Iranin, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Në një bisedë të veçantë me ministren e Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova-Chamova, Araghchi i kërkoi homologes së tij europiane të rishqyrtojë vendimin e qeverisë bullgare për t’i lejuar avionët ushtarakë amerikanë të përdorin një nga bazat e saj për operacione ushtarake.

“Irani pret që qeveria bullgare ta rishqyrtojë urgjentisht vendimin e saj,” tha ministri i Jashtëm iranian, duke paralajmëruar se Republika Islamike “nuk do të hezitojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e saj kombëtare kundër çdo agresioni ose akti armiqësor, dhe se çdo palë që merr pjesë në akte agresioni kundër Iranit, në çfarëdo mënyre, do të mbajë përgjegjësi për pasojat”.

Më herët gjatë këtij muaji, Parlamenti i Bullgarisë miratoi një propozim të qeverisë që i lejon ushtrisë amerikane të përdorë një bazë ajrore në këtë vend ballkanik për të mbështetur operacionet e saj në Lindjen e Mesme.

Irani ka sulmuar disa shtete arabe të Gjirit, duke pretenduar se ato po lejojnë Shtetet e Bashkuara të nisin sulme ndaj Teheranit nga bazat ushtarake të vendosura në territorin e tyre.

*Fotografia në tekst ilustruese

Advertisement
Advertisement
Advertisement