Abdixhiku: Nuk mund t'i jap përgjegjësi dikujt që refuzon pjesëmarrjen në organet e partisë, teksa fërkon duart për një rezultat të keq - Gazeta Express
string(132) "abdixhiku-nuk-mund-te-jap-pergjegjesi-dikujt-qe-refuzon-pjesemarrjen-ne-organet-e-partise-teksa-ferkon-duart-per-nje-rezultat-te-keq"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 18:59

Abdixhiku: Nuk mund t’i jap përgjegjësi dikujt që refuzon pjesëmarrjen në organet e partisë, teksa fërkon duart për një rezultat të keq

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 18:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ndodhet para vendimit të delegatëve të partisë për të qenë apo jo në karrigen e kryetarit, tha se “përgjegjësinë i jap vetëm atij delegati e aktivisti, që ishte në terren secilën ditë, atij që trokiti në dyer e bindi qytetarët. Mbrojti LDK-në në çdo studio televizive, nuk u dorëzua edhe atëherë kur rezultati i rrënoi gjithë mundin përnjëherë, atyre u kemi borxh LDK-në. Lakmitarëve të karrigave vetëm përballjen vlerore deri në fund”, tha Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku u shpreh:

“Do thoja një energji pozitive jo kundër njëri-tjetrit ta kisha parë edhe në fushatë. Por që në fushatë refuzohet edhe pjesëmarrja në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, të njëjtin që e kemi ndërtuar vetë, respektuar e votuar vetë.

Kur në fushatë refuzohet pjesëmarrja edhe në kolegjiumin e degëve, kur refuzohet pjesëmarrja në betejën e partisë e pas saj kërkohet përgjegjësi, unë refuzoj këtë logjikë, ndjej vetëm keqardhje.

Nuk mund të jap përgjegjësi dikujt që refuzon pjesëmarrjen në organet e vetë partisë, që refuzon betëjen më të rëndësishme në zgjedhjet nacionale teksa fërkon duart për një rezultat të keq, për të nisur sërish refrenin e vetë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement