Dukagjini e kërkon sot përmbysjen e madhe në Evropë - Gazeta Express
string(51) "dukagjini-e-kerkon-sot-permbysjen-e-madhe-ne-evrope"

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 14:22

Dukagjini e kërkon sot përmbysjen e madhe në Evropë

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 14:22

Dukagjini do ta kërkojë sot përmbysjen e madhe në Evropë.

Skuadra kosovare e humbi duelin e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës nga FC Lugano në Zvicër me rezultat 1:0, shkruan “Gazeta Express”.

E klinasit sot do të mundohen ta shkrijnë këtë disavantazh dhe ta përmbysin rezultatin për ta siguruar kualifikimin historik për ta në rrethin e tretë kualifikues.

“Sot luajmë për krenarinë e Klinës, për tifozët tanë dhe për ëndrrën evropiane. Bashkë në çdo duel, bashkë deri në fund!”, shkroi klubi i gjelbër në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Luganos do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 16:30. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement