Endrick është rikthyer më herët te Real Madridi me një objektiv të qartë: ta bindë José Mourinhon se e meriton një rol të rëndësishëm në skuadrën e re të “Los Blancos”.
Sulmuesi brazilian e kishte kaluar një periudhë të vështirë në Madrid për shkak të minutave të paktë, çka solli edhe huazimin e tij te Lyoni.
Në Francë, Endrick arriti ta rikthejë besimin dhe ta tregojë potencialin e tij, duke i lënë pas dyshimet për përshtatjen e tij në nivelin më të lartë.
Tashmë, 19-vjeçari nuk dëshiron të humbasë më kohë dhe është kthyer përpara nisjes së përgatitjeve sezonale për të punuar me Mourinhon.
Trajneri portugez e vlerëson profilin e sulmuesit brazilian dhe pritet t’ia japë një mundësi për ta treguar veten në ekipin e parë.
Në Madrid ekziston bindja se Endrick ka cilësi të veçanta: forcë fizike, shpërthim dhe aftësi për t’i sulmuar hapësirat.
Për këtë arsye, klubi mbretëror nuk po mendon për një tjetër huazim dhe dëshiron që braziliani të jetë pjesë e projektit të ardhshëm.
Endrick e di se konkurrenca në sulmin e Realit është shumë e madhe, por synimi i tij është ta shmangë “fantazmën” e një tjetër sezoni të humbur dhe ta fitojë besimin e Mourinhos që në fillim. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...