E ardhmja e Rodrit vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të tregut futbollistik.
Mesfushori i Manchester Cityt dëshiron të rikthehet në Spanjë dhe dy gjigantët, Real Madrid dhe Barcelona, po e monitorojnë situatën e tij.
Sipas raportimeve nga Spanja, Reali aktualisht është në avantazh për t’i siguruar shërbimet e kampionit botëror, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi madrilen e konsideron Rodrin një përforcim ideal për mesfushën dhe një lojtar që mund t’i japë skuadrës kontroll, cilësi dhe eksperiencë në nivelet më të larta.
Megjithatë, Barcelona nuk ka hequr dorë nga ëndrra për një goditje të madhe.
Katalanasit po e vlerësojnë mundësinë për të hyrë në garë, sidomos pas problemeve në mesfushë dhe nevojës për një lojtar me profilin e Rodrit.
Fituesi i Topit të Artë, i cili ka luajtur më parë për Atletico Madridin para kalimit te Manchester City, e ka pranuar se një rikthim në La Liga është një mundësi që e dëshiron në të ardhmen.
Kontrata e tij me klubin anglez do të skadojë në vitin 2027, ndërsa situata e tij pritet të bëhet më e qartë gjatë afatit kalimtar të verës.
Për Barcelonën, transferimi i Rodrit do të ishte një goditje prestigjioze, por Real Madridi shihet si destinacioni më i mundshëm në këtë moment. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...