Revolucion në Brazil: futbollisti që shkakton lëndim të rëndë do të pezullohet deri në rikthimin e lojtarit të lënduar - Gazeta Express
string(117) "revolucion-ne-brazil-futbollisti-qe-shkakton-lendim-te-rende-do-te-pezullohet-deri-ne-rikthimin-e-lojtarit-te-lenduar"

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 12:32

Revolucion në Brazil: futbollisti që shkakton lëndim të rëndë do të pezullohet deri në rikthimin e lojtarit të lënduar

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 12:32

Drejtësia sportive braziliane ka vendosur ta aplikojë një masë të re për rastet e ndërhyrjeve të rënda që shkaktojnë lëndime serioze te futbollistët.

Sipas rregullores së re, lojtari që e shkakton një lëndim të rëndë mund të përballet me një pezullim që lidhet me periudhën e rikuperimit të kundërshtarit të lënduar, shkruajnë mediat braziliane, përcjell “Gazeta Express”.

Vendimi vjen pas rasteve të fundit ku ndërhyrje të forta kanë shkaktuar thyerje dhe mungesa të gjata nga fushat e lojës.

Një shembull është rasti i mbrojtësit të Internacional, Victor Gabriel, i cili u denoncua pas ndërhyrjes ndaj sulmuesit të Cruzeiros, Gabriel Pec, që pësoi frakturë të tibias.

Sipas dispozitës së re, nëse lojtari i dëmtuar nuk është në gjendje të rikthehet në stërvitje për shkak të një ndërhyrjeje të dhunshme, futbollisti që e shkaktoi dëmtimin mund të mbetet i pezulluar deri në rikthimin e tij, me një kufi maksimal prej 180 ditësh.

Kjo masë synon t’i ndëshkojë më ashpër ndërhyrjet që i tejkalojnë kufijtë sportivë dhe që shkaktojnë pasoja të rënda fizike për lojtarët. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement