Hoxhaj falënderon Drenasin: Energjia sonte ishte e jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(65) "hoxhaj-falenderon-drenasin-energjia-sonte-ishte-e-jashtezakonshme"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 21:30

Hoxhaj falënderon Drenasin: Energjia sonte ishte e jashtëzakonshme

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 21:30

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi nga tubimi i mbajtur në Drenas, duke falënderuar qytetarët për pritjen dhe mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore.

Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se Drenasi “e njeh punën” dhe vlerësoi atmosferën e krijuar në tubim.

“Drenasi nuk pret fjalë të mëdha. Drenasi e njeh punën. Faleminderit për pritjen, respektin dhe energjinë e jashtëzakonshme sonte”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i tij u shoqërua me fotografi nga takimi me qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, në kuadër të aktiviteteve të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement