Arsenali lidhet me një transferim shokues të Rashfordit - Gazeta Express
string(55) "arsenali-lidhet-me-nje-transferim-shokues-te-rashfordit"

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 20:22

Arsenali lidhet me një transferim shokues të Rashfordit

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 20:22

Arsenali mund të jetë duke përgatitur një lëvizje sensacionale për Marcus Rashfordin, ndërsa Mikel Arteta kërkon të riformatojë opsionet e tij sulmuese këtë verë.

Sulmuesi i Manchester Unitedit ka kaluar një periudhë huazimi produktive te Barcelona, por kufizimet financiare në Kataloni kanë hapur derën për një rikthim të mundshëm në Premierligë me “Topçinjtë”.

Arsenali është shfaqur si një destinacion potencial për Rashfordin këtë verë, me rrethin e lojtarit që beson se klubi londinez mund të “troket në derë” nëse çmimi është i duhuri, sipas “Daily Mail”.

Ylli i Manchester Unitedit, i cili është aktualisht në pronësi të klubit anglez, ka kaluar sezonin në huazim te Barcelona, ku ka ringjallur karrierën nën drejtimin e Hansi Flickut.

Megjithatë, pavarësisht formës së mirë, Barcelona raportohet se nuk është e gatshme të aktivizojë opsionin e blerjes prej 26 milionë paundësh për shkak të kufizimeve financiare.

Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë, përfshirë Arsenalin, Chelsean dhe Bayern Munichun, të cilët po ndjekin nga afër situatën e 28-vjeçarit.

Interesi për Rashfordin vjen në një moment kur Mikel Arteta po kërkon investime të rëndësishme nga bordi i Arsenalit.

Pas humbjes dramatike në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, trajneri spanjoll ka kërkuar që klubi të veprojë me vendosmëri në merkato për të ruajtur konkurrueshmërinë në nivelin më të lartë.

Arteta ka deklaruar: “Duhet të marrim vendime shumë të rëndësishme nëse duam të arrijmë një nivel tjetër. Do të na duhet të tregojmë ambicie, sepse jemi të aftë, por kërkohet të jemi shumë ambiciozë, shumë të shpejtë dhe shumë të zgjuar”.

Situata komplikohet nga fakti se Barcelona është e kënaqur me performancën e Rashfordit.

Drejtori sportiv Deco ka vlerësuar profesionalizmin e tij dhe aftësinë për t’u përshtatur me sistemin e Hansi Flickut, duke thënë se ai ka mbushur boshllëqet e lëna nga lojtarë të tjerë në sulm.

Megjithatë, ardhja e Anthony Gordonit për rreth 80 milionë euro ka shtuar presionin financiar në “Camp Nou”, duke e lënë Rashfordin në një situatë të pasigurt për të ardhmen e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement