Ramush Haradinaj: Ardian Gjini ishte nyje e rëndësishme e luftës, njeriu i duhur për Gjilanin dhe Kosovën - Gazeta Express
string(103) "ramush-haradinaj-ardian-gjini-ishte-nyje-e-rendesishme-e-luftes-njeriu-i-duhur-per-gjilanin-dhe-kosoven"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 19:28

Ramush Haradinaj: Ardian Gjini ishte nyje e rëndësishme e luftës, njeriu i duhur për Gjilanin dhe Kosovën

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 19:28

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar para gjilanasve se kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka qenë nyje e rëndësishme e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Gjini është person i vendosur dhe që punon pa zhurmë.

“…Me të jam rritur, nga koha kur kam marrë përgjegjësi të rënda për çlirim, kam pasur nderin të bashkërrugëtoj me Ardianin. Bashkëluftëtar dhe kolegi i yni, nyje e rëndësishme për komunikimin e atëhershëm. Ka qenë i vendosur në vendime edhe pa zhurmë, ka qenë dhe është njeri i punëve të kryera. Ai asnjë punë nuk e ka në gjysmë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, Ardian Gjini është opsioni më i mirë për Gjilanin dhe për gjithë Kosovën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement