Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Hadergjonaj, ka shkruar për tubimin e LDK-së në Rahovec.
Ai ka thënë se Rahoveci i është bashkuar ndryshimit.
“Rahoveci i bashkohet ndryshimit. Faleminderit përzemërsisht qytetarëve të Rahovecit për mbështetjen e madhe ndaj vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Rahoveci i njerëzve punëtorë, i bujqve dhe i sipërmarrësve meriton më shumë përkrahje dhe më shumë vëmendje nga shteti. Këtë e granton LDK-ja. Bashkohu”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express