Llapi përfundon në barazh, mes akuzave të Batatinës për aleanca kundër tij: S’kam koment për këtë xhiro - Gazeta Express
string(100) "llapi-perfundon-ne-barazh-mes-akuzave-te-batatines-per-aleanca-kunder-tij-skam-koment-per-kete-xhiro"

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 19:08

Llapi përfundon në barazh, mes akuzave të Batatinës për aleanca kundër tij: S’kam koment për këtë xhiro

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 19:08

Me të përfunduar xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës për sezonin 2025/26, është mësuar edhe skuadra e cila do të jetë pjesë e ndeshjes finale të barazhit, për Superligën e Kosovës.

Është Llapi që do të luajë në barazh, pavarësisht se fitoi në xhiron e fundit ndaj Ferizajt. Skuadrës së Tahir Batatinës i duhej fitorja, por edhe ndonjë lëshim nga kundërshtarët, që nuk erdhi.

Batatina është shprehur i pakënaqur me ndodhitë që kanë ndodhur në këtë xhiro, por edhe në disa më herët, duke aluduar në aleanca të krijuara kundër tij, e duke mos i diskutuar dështimet e tij dhe Llapit.

Megjithatë, një javë më vonë, Batatina ka folur për “T7”, duke komentuar xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

“No comment për atë çka ka ndodhur sot në futbollin e Kosovës”, tha ai shkurtimisht për “T7” dhe “Gazeta Express”.

Batatina dhe Llapi i tij do të luajnë në barazh, pasi përfunduan në pozitën e tetë në Superligën e Kosovës, me 49 pikë të tubuara pas 36 ndeshjesh.

Kjo është hera e dytë radhazi që Llapi përfundon në të njëjtën pozitë.

Këtë edicion, Llapi do të luajë ndaj Dinamos së Ferizajt më 7 qershor, në ndeshjen finale të barazhit.

Sezonin e kaluar, të besuarit e Batatinës kishin përfunduar sezonin në pozitën e tetë me 47 pikë.

Në finale të barazhit të atij sezoni, llapjanët triumfuan ndaj Vushtrrisë pas penalltive./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement