Gjilani luajti ndaj vendit të fundit sot, ndaj Prishtinës së Re dhe një fitore do t’i mbante larg barazhit.
Dhe kështu ndodhi, pasi gjilanasit fituan, ndonëse me vështirësi, ndaj vendit të fundit.
Gjilani e mposhti Prishtinën e Re me shifrat prej 3-2.
Me një fitore të tillë, Gjilani shkoi në kuotën e 51 pikëve, në vendin e pestë në tabelë.
Ndërkohë, Prishtina e Re e mbylli sezonin me humbje dhe me një total pikësh prej 31.
Në barazh do të luajë Llapi, teksa bashkë me Prishtinën e Re, nga liga ka rënë edhe Ferizaj.
Drita është kampione e Kosovës, për herë të dytë radhazi./GazetaExpress/