Fitore me rikthim ndaj Prishtinës, Drenica i shpëton barazhit - Gazeta Express
string(60) "fitore-me-rikthim-ndaj-prishtines-drenica-i-shpeton-barazhit"

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 18:20

Fitore me rikthim ndaj Prishtinës, Drenica i shpëton barazhit

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 18:20

Drenica ka marrë një fitore të madhe, e cila i siguroi mbijetesën në Superligën e Kosovës pa barazh.

Skuadra e drejtuar nga Tomas Brdaric fitoi me rikthim ndaj Prishtinës, me ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.

Prishtina ishte e para që doli në epërsi, me golin e shënuar nga Albin Krasniqi në minutën e 37-të të ndeshjes.

Disa minuta më vonë, Igball Jashari barazoi për 1-1.

Golin e fitores, Drenica e gjeti në minutën e 72-të, kur Indrit Prodani shënoi për 2-1.

Me këtë fitore, Drenica shkoi në kuotën e 50 pikëve, në vendin e gjashtë, duke e lënë Prishtinën një pozitë më poshtë, me 49 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement