Blerim Kuçi për zgjedhjet e 7 qershorit: Qëllimi kryesor është që të jetë e mundshme të krijohet qeveri pa Kurtin - Gazeta Express
string(113) "blerim1-kuci-per-zgjedhjet-e-7-qershorit-qellimi-kryesor-eshte-qe-te-jete-e-mundshme-te-krijohet-qeveri-pa-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 21:26

Blerim Kuçi për zgjedhjet e 7 qershorit: Qëllimi kryesor është që të jetë e mundshme të krijohet qeveri pa Kurtin

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 21:26

Blerim Kuçi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se pret që LDK’ja të ketë rezultate të mira në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kuçi, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë edhe se qëllimi është të krijohet një qeveri pa Albin Kurtin.

‘’Ideja e LDK’së është, dhe ajo që është shumë më rëndësi është me kriju një qeveri dhe organe pa Albin Kurtin. Kjo, anëtarësia e LDK’së e ka atë mundësi. Presim që të ketë rezultate shumë të mira për LDK’në. Ky është qëllimi kryesor, që me 7 qershor,  të krijohet qeveri pa Albin Kurtin. Që mos me pas ai fuqinë votuese me pengu, edhe mos me pas fuqinë penguese që mos me ardh në dy momente të rrezikshme, 4 tetori, dhe mund të jemi edhe pa gjykatë Kushtetuese. Në qoftë se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, edhe ndodh 4 tetori, atëherë kjo është punë e ekspertëve kushtetues edhe tonë, edhe botërorë’’, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement