Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve bankarë që dyshohet e ngarkuan një grua me kredi prej 25 mijë eurove pa dijeninë e saj - Gazeta Express
string(124) "kerkohet-paraburgim-ndaj-dy-zyrtareve-bankare-qe-dyshohet-e-ngarkuan-nje-grua-me-kredi-prej-25-mije-eurove-pa-dijenine-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 16:25

Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve bankarë që dyshohet e ngarkuan një grua me kredi prej 25 mijë eurove pa dijeninë e saj

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 16:25

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve U.Z., dhe K.K., të cilët gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak se dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Sipas kërkesës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë bankarë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar autorizimet e tyre me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke dëmtuar të dëmtuarën R.L. nga Prizreni. I pandehuri U.Z., në cilësinë e menaxherit të bankës, pas aprovimit të kredisë nuk e ka njoftuar të dëmtuarën dhe ka liruar mjete financiare në shumë prej 24,000 euro nga llogaria e saj pa dijeninë e saj, ndërsa i pandehuri K.K., në cilësinë e analistit të kredisë, ka ekzekutuar transferin e mjeteve në llogaritë e dy bizneseve nga 12,000 euro për secilin”.

Me këto veprime, Prokuroria tha se të pandehurit e lartcekur, të dëmtuarën e kanë ngarkuar me kredi fiktive në vlerë prej 25,000 euro dhe procedurë përmbarimore, duke i shkaktuar dëm material në të njëjtën shumë.

Lidhur me rastin, janë kryer bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve dhe janë sekuestruar prova materiale dhe digjitale, të rëndësishme për zhvillimin e procedurës hetimore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement