Laporta: Reali po mundohet t’i mbulojë dështimet e veta me çështjen Negreira - Gazeta Express
string(74) "laporta-reali-po-mundohet-ti-mbuloje-deshtimet-e-veta-me-ceshtjen-negreira"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2026 16:40

Laporta: Reali po mundohet t’i mbulojë dështimet e veta me çështjen Negreira

Futboll

Gazeta Express

22/05/2026 16:40

Presidenti i zgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta, i ka hedhur poshtë ankesat e Real Madridit lidhur me çështjen Negreira, e cila vazhdon të jetë temë në prapaskenat e futbollit spanjoll.

Tre vite pasi rasti u bë publik, autoritetet vazhdojnë të marrin dëshmi nga personat e përfshirë në këtë çështje.

Zhvillimi më i fundit është se ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Arbitrave (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, i cili mori pagesa prej 7-8 milionë eurosh gjatë 17 viteve nga Barcelona dhe që janë nën dyshim, me shumë gjasë nuk do të përballet me pasoja ligjore.

Këtë javë u krye një vlerësim i tretë mjekësor, i cili përcaktoi se gjendja e tij mendore është përkeqësuar, duke e bërë të pamundur që ai të paraqitet në gjykatë si dëshmitar apo i pandehur.

Duke folur për mediat në “Koeman Cup”, një event bamirësie golfi në Barcelonë, Laporta i tha “MD” se zhurma që po vjen nga Real Madridi për këtë çështje është thjesht një shpërqendrim.

“Gjithçka që lidhet me çështjen Negreira, e cila as nuk është çështje, janë gënjeshtra, dhe mendoj se po e bëjnë për të krijuar një perde tymi dhe për të larguar vëmendjen nga fakti që nuk kanë fituar asgjë në dy vitet e fundit. Po e përdorin Barçën për të mbuluar dështimet e tyre. Klubi ende po i studion këto deklarata për t’iu përgjigjur në forumin e duhur.”

“Ata kanë investuar shumë dhe ende nuk kanë fituar asgjë, ndërsa ne vazhdojmë të fitojmë. Kemi fituar dy tituj kampion radhazi, dy Superkupa dhe një Kupë të Mbretit.

Ai ka ndezur ventilatorin e mjerimit dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. Kur përdorin Barçën për problemet e tyre, ne reagojmë, dhe reagojmë fuqishëm. Kemi një trajner të madh, një staf që punon mirë dhe një skuadër që njerëzit e pëlqejnë shumë. Kjo Barça po ua rikthen frikën rivalëve tanë.”

“Përgjigjja” e Laportës vjen pasi homologu i tij te Real Madridi, Florentino Perez, bëri një sërë akuzash ndaj Barcelonës në lidhje me çështjen Negreira, duke pretenduar se i janë “vjedhur” shtatë tituj të La Ligës. Për më tepër, ai zbuloi se Real Madridi do t’i dërgojë UEFA-s një dosje prej 500 faqesh për atë që ata besojnë se ka qenë arbitrim i njëanshëm. Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka reaguar që atëherë duke i hedhur poshtë fjalët e Laportës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement