Gjini pret në takim ambasadorin italian: Në këtë udhëkryq politik, mbështetja e aleatëve tanë perëndimorë është jetike - Gazeta Express
string(116) "gjini-pret-ne-takim-ambasadorin-italian-ne-kete-udhekryq-politik-mbeshtetja-e-aleateve-tane-perendimore-eshte-jetike"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 16:16

Gjini pret në takim ambasadorin italian: Në këtë udhëkryq politik, mbështetja e aleatëve tanë perëndimorë është jetike

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 16:16

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Aleanca tha se gjatë këtij takimi “u bashkëbisedua hapur për zhvillimet e fundit politike dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë”.

“Shteti mik italian ndër vite ka treguar kujdes e mbështetje të veçantë për Republikën e Kosovës. Italia mbetet një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe sigurinë në vend përmes misionit të KFOR-it, por edhe një partner strategjik përmes projekteve të shumta në fushën e zhvillimit ekonomik”.

AAK tha se ky takim “miqësor dhe me rëndësi të veçantë” zhvillohet në prag të zgjedhjeve, një periudhë vendimtare ku përcaktohet drejtimi i ardhshëm i Kosovës.

“Në këtë udhëkryq politik, mbështetja e aleatëve tanë perëndimorë është jetike për të garantuar procese demokratike, stabilitet dhe një rrugëtim të sigurt drejt integrimeve euroatlantike. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për rolin e paluajtshëm të Italisë, si në të kaluarën, ashtu edhe në këtë moment dinamik dhe të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement