Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë, Shkupi provokon sërish: S’ka provim në shqip, është çështje e mbyllur - Gazeta Express
string(113) "pak-ore-para-protestes-se-studenteve-shqiptare-shkupi-provokon-serish-ska-provim-ne-shqip-eshte-ceshtje-e-mbyllur"

Maqedoni

Gazeta Express

18/05/2026 15:08

Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë, Shkupi provokon sërish: S’ka provim në shqip, është çështje e mbyllur

Maqedoni

Gazeta Express

18/05/2026 15:08

Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Shkupi ka provokuar sërish për mbajtjen e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, ‘nuk ka provim në gjuhën shqipe”. Filkov deklaroi se debati tashmë është i mbyllur dhe se nuk ka më hapësirë për komente shtesë. “Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është proces administrativ. Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, tha Filkov.

Ai theksoi se qeveria aktuale nuk do të lejojë, siç u shpreh ai, interpretime politike të ligjeve dhe Kushtetutës. “Ka përfunduar koha e interpretimeve politike ditore. Koha kur Kushtetuta dhe ligjet interpretoheshin sipas nevojave politike ditore… ka përfunduar me largimin e LSDM-së dhe BDI-së nga pushteti. Kjo Qeveri nuk ka ndërmend ta vazhdojë praktikën e relativizmit juridik”, deklaroi Filkov.

Ministri shtoi se shteti duhet të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës dhe jo mbi interpretime politike apo presione publike. “Kushtetuta nuk është temë për emisione televizive… Çdo gjë tjetër është presion. Dhe kjo nuk do të kalojë”, u shpreh ai.

Qëndrimet e ministrit Filkov që nga fillimi nuk kanë ndryshuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement