Protesta në Shkup: Maqedonia e mbyll kufirin me Kosovën, thotë se ka rënë sistemi - Gazeta Express
string(79) "protesta-ne-shkup-maqedonia-e-mbyll-kufirin-me-kosoven-thote-se-ka-rene-sistemi"

Maqedoni

Gazeta Express

18/05/2026 15:06

Protesta në Shkup: Maqedonia e mbyll kufirin me Kosovën, thotë se ka rënë sistemi

Maqedoni

Gazeta Express

18/05/2026 15:06

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, ka njoftuar se sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rënë, dhe me këtë rast Policia e RMV kanë ndalur krejt qarkullimin, hyrje /daljet e personave,veturave dhe autobusëve.

Sipas njoftimit, për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të ndërprerjes së  qarkullimit.

“Ju rekomandojmë që të shfrytëzoni PKK Stançiq-Bellanovc apo PKK Glloboqicë. Për çdo ndryshim do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot nga ora 16:30 në Shkup do të organizohet protestë nga studentët shqiptarë për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement