Kryetari i ASH-Sela, Ziadin Sela, në prag të protestës së studentëve në Shkup, përmes një shkrimi ka shprehur mbështetje në kërkesën e tyre që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Sela duke theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe, kërkoi barazi të plotë të saj me gjuhët e tjera në vend.
Shkrimi i plotë i Selës:
Më rastis shpesh, gjatë debateve politike, por edhe në biseda të zakonshme mes miqsh – shqiptarë të dëgjoj një tezë të imponuar, kuptohet edhe të rrezikshme?! Thonë, deri kur do të merremi me gjuhën shqipe?
Ju përgjigjem:
– Deri kur gjuhës që flitet në këtë tokë më se 8000 vite, asaj tonës, ti thuhet Gjuhë Shqipe me kushtetutë.
tag_katrorimaqedoni_2