Vuçiq takohet me presidentin e Kenias, vendit që e njohu pavarësinë e Kosovës para një viti, flet për "lidhje historike" - Gazeta Express
string(116) "vuciq-takohet-me-presidentin-e-kenias-vendit-qe-e-njohu-pavaresine-e-kosoves-para-nje-viti-flet-per-lidhje-historike"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 15:01

Vuçiq takohet me presidentin e Kenias, vendit që e njohu pavarësinë e Kosovës para një viti, flet për “lidhje historike”

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 15:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se është takuar me William Ruton, presidentin e Kenias, vendit që para rreth një viti e njohu pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq tha se folën për “marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe dhe ekonomike mes Serbisë dhe Kenias”.

“Ky samit i rëndësishëm global është një mundësi e jashtëzakonshme edhe për të shkëmbyer mendime mbi sfidat e përbashkëta të urbanizimit, infrastrukturës dhe përparimit ekonomik, të cilat janë tema kyçe si për Serbinë, ashtu edhe për Kenian”, shkroi ai në Facebook pas takimit në Forumin e 13-të Botëror Urban në Baku.

Vuçiq foli për “pika të përbashkëta” të Serbisë me Kenian.

“Dy popujt tanë i bashkon një traditë e gjatë miqësie që nga koha e Lëvizjes së të Painkuadruarve, por qëllimi ynë i përbashkët është që këto lidhje historike t’i shndërrojmë në bashkëpunim modern dhe konkret ekonomik. Kenia po zhvillohet me shpejtësi, ndërsa Serbia, me projektet e saj të mëdha infrastrukturore, modernizimin e qyteteve dhe EXPO 2027 që po afrohet, ka çfarë të ofrojë”, shkroi ai.

Presidentin kenian, Vuçiq tha se e ka ftuar që ta vizitojë Serbinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement