Pusiq: Sa më shumë pasurohet një udhëheqës në pushtet, aq më shumë i afrohet Putinit - Kjo shihet te Vuçiq e Dodik - Gazeta Express
string(110) "pusiq-sa-me-shume-pasurohet-nje-udheheqes-ne-pushtet-aq-me-shume-i-afrohet-putinit-kjo-shihet-te-vuciq-e-dodik"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 6:45

Pusiq: Sa më shumë pasurohet një udhëheqës në pushtet, aq më shumë i afrohet Putinit – Kjo shihet te Vuçiq e Dodik

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 6:45

Ish-ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiq ka deklaruar se liderët që pasurohen gjatë kohës sa janë në pushtet priren të afrohen me presidentin rus Vladimir Putin dhe të largohen nga vlerat evropiane.

Pusiq u shpreh se propaganda kundër Bashkimit Evropian në Serbi ka qenë intensive për më shumë se një dekadë dhe ka ndikuar ndjeshëm në opinionin publik.

Sipas saj, në diskursin e brendshëm politik në Serbi, BE-ja shpesh paraqitet si neutrale ose edhe armiqësore, ndërsa Kina dhe Rusia promovohen si mbështetëse të vendit.

Ajo përmendi edhe rastin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, për të cilin tha se nga një mbështetës i demokracisë dhe integrimit evropian u shndërrua në figurë të afërt me Kremlinin.

“Në BE, vetoja e tij quhej vetoja ruse, vetoja e Putinit”, ka thënë Pusiq, duke shtuar se u deshën 16 vjet për të krijuar një shumicë politike që mund ta sfidonte atë në Hungari.

Sipas saj, ekziston një model i dukshëm në Evropën Lindore.

“Sa më shumë pasurohet një udhëheqës në pushtet, aq më shumë i afrohet Putinit dhe aq më shumë largohet nga Evropa”, deklaroi ajo.

Pusiq deklaroi se kjo, sipas saj, mund të shihet te presidenti serb Aleksandar Vuçiq, lideri i Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe Orbani.

Duke folur për mbështetjen ndaj integrimit evropian në Serbi, Pusiq ka thënë se fakti që përkrahja për anëtarësim në BE është rreth 30 për qind është pasojë e drejtpërdrejtë e propagandës shumëvjeçare kundër Evropës. /Koha
 

Advertisement
Advertisement
Advertisement