Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real Madrid për t’iu bashkuar stërvitjeve në Valdebebas, ndërsa gjithçka tregon se talenti brazilian do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit madrilen sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit nga gazetari Cahe Mota, Real Madridi ka pranuar kërkesën e lojtarit që ai të rikthehet më herët në Spanjë për të ruajtur formën fizike para fillimit të Kupës së Botës me Brazilin.
Endrick do t’i japë lamtumirën Lyonit javën e ardhshme dhe më pas do të udhëtojë drejt Madridit, ku do të stërvitet në qendrën sportive të klubit “Valdebebas”.
Fokus kryesor i brazilianit do të jetë përgatitja optimale për aventurën me Kombëtaren e Brazilit në Botëror.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur që Endrick të mbetet pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar atë një element të rëndësishëm për projektin e klubit.
Në të njëjtën kohë, raportohet se Jose Mourinho vazhdon të jetë favoriti kryesor për të marrë drejtimin e ekipit nga Alvaro Arbeloa në postin e trajnerit të ri të Real Madridit.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...