FIFA po planifikon një ndryshim të madh për finalen e ardhshme të Kupës së Botës, pasi pushimi mes pjesëve pritet të zgjasë dukshëm më shumë se 15 minutat tradicionale.
Sipas raportimit të “The Athletic FC”, ky skenar tashmë është testuar në finalen e FIFA Club World Cup mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain, ku pushimi i pjesës së parë zgjati plot 24 minuta.
Ky vendim i FIFA-s pritet të shkaktojë debat të madh në botën e futbollit, sidomos për ndikimin që mund të ketë te lojtarët. Futbollistët janë mësuar gjatë gjithë karrierës së tyre me një ritëm të caktuar fizik dhe mental, ku pushimi standard prej 15 minutash konsiderohet pjesë esenciale e përgatitjes dhe rikthimit në lojë.
Tani, në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tyre – finalen e Kupës së Botës – lojtarët mund të përballen me një ndërprerje shumë më të gjatë, gjë që mund të ndikojë në ritmin e ndeshjes, fokusin mental dhe gjendjen fizike.
FIFA ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar për kohëzgjatjen finale të pushimit, por testimi i bërë në finalen e Club World Cup shihet si një sinjal i qartë për ndryshimet që mund të vijnë në turnetë më të mëdhenj ndërkombëtarë.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...