Dy mjek, punonjës të spitalit në Vushtrri, që u arrestuan të mërkurën, me dyshimet për marrje të ryshfetit, kanë pasur aktakuza, po për këtë vepër, edhe më parë.
Kështu i ka thënë KosovaPress-it një burim që ishte në dijeni të kësaj çështjeje.
Dy mjekët, që u arrestuan të mërkurën paradite në spitalin e Vushtrrisë, në prani të prokurorit, dyshohet se kanë marrë para jashtëligjshëm, për shërbimet që kanë ofruar, të paktën në tetë raste.
Lajmin e ka bërë të ditur më herët gjatë ditës Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Sipas saj, dy të dyshuarit, me inicialet E.S. dhe V.R. u prangosen nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
“Bazuar në dyshimet fillestare, E.S. dyshohet se në tri raste, ndërsa V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët në këmbim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie, përcjellë KosovaPress.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Kërkesa për paraburgimin e tyre është dërguar pasdite nga Prokuroria Themelore ndërsa pritet që mjekët të dalin nesër para gjykatësit.
KosovaPress merr vesh jozyrtarisht nga burimet e veta se të dyshuarit merrnin ryshfet nga 50 deri në 300 euro, varësisht nga rastet.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...