Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka vizituar sot Komunën e Gostivarit, ku u prit në një takim zyrtar nga kryetari Valbon Limani. Fokus i këtij takimi ishte realizimi i 51 projekteve infrastrukturore, të cilat kapin vlerën totale prej 9.1 milionë euro, të siguruara përmes mbështetjes direkte të Qeverisë për komunat.
Gjatë vizitës, zv.ministrja Zekolli Shaqiri theksoi se Gostivari renditet ndër komunat me numrin më të madh të projekteve të miratuara (12 nga thirrja e parë dhe 39 nga e dyta), gjë që dëshmon përkushtimin e dikasterit të transportit dhe koalicionit VLEN për zhvillimin e barabartë rajonal. Ajo bashkë me stafin komunal inspektuan nga afër punimet në terren për të parë dinamikën e realizimit të tyre.
Zv.ministrja Zekolli Shaqiri rikonfirmoi se këto investime synojnë t’u japin qytetarëve infrastrukturë moderne dhe rrugë më të sigurta. Sipas saj, ky transformim i Gostivarit është pjesë e strategjisë së VLEN për projekte konkrete që përmirësojnë kushtet e jetesës përmes investimeve që shihen dhe preken nga çdo qytetar.
tag_katrorimaqedoni_2