Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj tha se nuk është “çështje e tij” por “çështje e PDK-së” përfshirja ose jo e Fatmir Limajt në listën zgjedhore.
Pak para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Totaj tha se besonte se edhe kjo çështje do të diskutohet.
“Çfarë do të diskutojmë nuk e di, se s’e kam pa ende agjendën, mirëpo besoj që do të jetë. Edhe temat tjera, përgatitjet rreth zgjedhjeve, finalizimi i listës së kandidatëve”, tha ai.
I pyetur nëse është për apo kundër përfshirjes së Limajt në listë, Totaj ia la Kryesisë.
“Kjo nuk është çështje personale e imja, është çështje e PDK-së dhe Kryesia le ta vendosë”, tha ai.