Një Bayern i eliminuar dhe i frustruar: Refer me 15 ndeshje në Champions, për çka shërben VAR-i? - Gazeta Express
string(93) "nje-bayern-i-eliminuar-dhe-i-frustruar-refer-me-15-ndeshje-ne-champions-per-cka-sherben-var-i"

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 11:24

Një Bayern i eliminuar dhe i frustruar: Refer me 15 ndeshje në Champions, për çka shërben VAR-i?

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 11:24

Bayern Munichu ka shpërthyer në polemika pas eliminimit nga Paris Saint-Germaini në gjysmëfinalen e Champions League, me drejtuesit bavarezë që e kanë sulmuar ashpër referimin dhe përdorimin e VAR-it në dy sfidat ndaj francezëve.

Pas humbjes dramatike 5-4 në ndeshjen e parë, bavarezët barazuan 1-1 në “Allianz Arena”, rezultat që nuk mjaftoi për ta siguruar finalen, shkruan “Gazeta Express”.

Megjithatë, në Gjermani kanë mbetur të zemëruar për disa episode të diskutueshme në zonën e PSG-së, sidomos për prekje të dyshimta të topit me dorë dhe ndërhyrje të VAR-it që sipas tyre munguan në momentet kyçe.

Nga kampi i Bayernit kanë ardhur deklarata shumë të forta pas ndeshjes:

“Në këtë nivel nevojitet arbitrim më i mirë. Nëse episode të tilla nuk konsiderohen penallti, atëherë duhet të shtrohet pyetja se për çfarë shërben VAR-i!. Në ndeshje kaq të rëndësishme duhet më shumë qartësi dhe koherencë”, ishte mesazhi që doli nga drejtuesit bavarezë.

Edhe administratori i deleguar i klubit, Jan-Christian Dreesen, e kritikoi hapur UEFA-n për zgjedhjen e referit të ndeshjes:

“Është e habitshme që një refer me vetëm 15 ndeshje në Champions League të caktohet për një gjysmëfinale me kaq peshë”, deklaroi ai.

Më i përmbajtur u shfaq trajneri Vincent Kompany, i cili e pranoi zhgënjimin për disa vendime, por njëkohësisht ia dha meritat PSG-së për kualifikimin në finale.

“Ka raste me të cilat nuk pajtohemi, por i bëj komplimentet PSG-së. Pashë dy skuadra të nivelit shumë të afërt që luftuan deri në fund”, u shpreh trajneri belg. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement