Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, kanë zhvilluar sot aksione në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Burime të IndeksOnline mësojnë se në mesin e të arrestuarve janë katër zyrtarët policorë, Bleon Beqiri, Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Vlonjat Behrami. Në këtë aksion është arrestuar edhe një zyrtar komunal si dhe dy qytetarë të tjerë.
Aksionet janë realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kanë përfshirë bastisjen e pesë personave zyrtarë dhe dy qytetarëve civilë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Ndryshe edhe IPK-së ka njoftuar se bashkë me Prokurorin Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë mes Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Aksionet po realizohen në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë, për bastisjen e pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimatari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’, sipas nenit 392 të KPRK-së,
‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’ sipas nenit 194 të KPRK-së ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’ sipas nenit 416 të KPRK-së, ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të KPRK-së, ‘’Legalizimi i përmbajtjës së rreme’’ sipas nenit 395 të KPK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, dhe ‘’Dhënia e ryshfetit’’ të KPRK-së.Sipas dyshimeve fillestare dhe veprimeve hetimore të ndërmarra deri në këtë fazë të hetimeve, të dyshuarit në bashkëveprim, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me përfitime të kundërligjshme pasurore, përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të tyre.
Po ashtu, pesë (5) persona zyrtarë dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të mundësimit të përfitimeve të kundërligjshme pasurore.Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me institiucionet e tjera përkatëse, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.