Kvaratskhelia ishte protagonist absolut edhe mbrëmë, është ai ylli i padiskutueshëm i PSG-së - Gazeta Express
string(91) "kvaratskhelia-ishte-protagonist-absolut-edhe-mbreme-eshte-ai-ylli-i-padiskutueshem-i-psg-se"

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 12:59

Kvaratskhelia ishte protagonist absolut edhe mbrëmë, është ai ylli i padiskutueshëm i PSG-së

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 12:59

Khvicha Kvaratskhelia vazhdon të jetë një nga figurat më vendimtare të Paris Saint-Germainit duke u konfirmuar si pikë referimi teknike e skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique në këtë sezon të Champions Leagues.

Edhe pse në ndeshjen ndaj Bayern Munichut nuk u shpall MVP, ai ishte sërish ndër më të mirët në fushë, duke e konfirmuar rolin e tij gjithnjë e më të madh në ekipin parisien, shkruan “tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Në “Allianz Arena”, Kvaratskhelia e dha asistin për golin e Ousmane Dembélé që në fillim të ndeshjes dhe më pas ishte protagonist me driblimet, shpërthimet dhe krijimin e vazhdueshëm të rrezikut në zonën kundërshtare.

Paraqitja e tij u konsiderua nga shumë analistë si një nga më të mirat e mbrëmjes.

Statistikat e tij në fazën me eliminim direkt të Champions League janë veçanërisht mbresëlënëse.

Pas fazës së grupeve, ku i kishte regjistruar 3 gola dhe 3 asistime, ai e ka rritur ndjeshëm rendimentin në ndeshjet vendimtare.

Në 6 ndeshjet e fazës me eliminim direkt ndaj Chelseat, Liverpoolit dhe Bayern Munichut, ai ka kontribuar me 6 gola dhe 3 asistime.

Kjo e çon totalin e tij sezonal në Champions League në 10 gola dhe 4 asistime, shifra që e vendosin mes protagonistëve absolutë të kompeticionit.

Raporti thekson se ndikimi i tij në PSG nuk është vetëm statistikor, por edhe taktik: ai i ka ndryshuar ekuilibrat ofanzivë të skuadrës, duke i dhënë më shumë liri Ousmane Dembélés dhe duke u bërë vetë pika kryesore e krijimit të rasteve nga krahët.

Në këtë mënyrë, Kvaratskhelia po konsolidohet si një nga lojtarët më vendimtarë të PSG-së në rrugëtimin e suksesshëm drejt finales së Championsit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement