Aida Dërguti i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Për këtë ka shkruar kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, pas takimit që ka pasur me Dërgutin. Këtë të fundit, Hamza e ka cilësuar si aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar.
Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë.
Mirë se erdhe në PDK, Aida!