Tah e pranon me sportivitet: Sfidë e ekuilibruar, por PSG-ja e meritoi finalen - Gazeta Express
string(76) "tah-e-pranon-me-sportivitet-sfide-e-ekuilibruar-por-psg-ja-e-meritoi-finalen"

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 11:16

Tah e pranon me sportivitet: Sfidë e ekuilibruar, por PSG-ja e meritoi finalen

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 11:16

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jonathan Tah, e ka pranuar me sportivitet eliminimin nga Paris Saint-Germaini në gjysmëfinalen e Champions League, duke theksuar se skuadra franceze e meritoi kualifikimin pas dy ndeshjeve shumë të balancuara.

PSG-ja e siguroi finalen pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kthimit në Mynih, rezultat që u kombinua me fitoren spektakolare 5-4 në takimin e parë, shkruan “Gazeta Express”.

Kampionët në fuqi francezë do ta luajnë tashmë finalen e madhe të 30 majit në Budapest ndaj Arsenalit.

Pas përfundimit të sfidës, Tah foli për mediat e duke vlerësuar paraqitjen e parisienëve dhe epërsinë e tyre në momentet vendimtare të dy takimeve.

“Ishte një ndeshje e vështirë, natyrisht. Ata e meritojnë të shkojnë në finale, por ishte një përballje shumë e ekuilibruar në të dyja sfidat. Ata i fituan ndeshjet në total dhe duhet t’ua japim meritat”, deklaroi mbrojtësi gjerman.

Eliminimi ka sjellë zhgënjim të madh te Bayerni, sidomos pas një gjysmëfinaleje të luftuar deri në fund, por Tah preferoi të tregonte “fair-play” dhe respekt për kundërshtarin, duke e pranuar se PSG-ja tregoi më shumë efikasitet në momentet kyçe të përballjes. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement