Rezoluta e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin në NATO, Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë rajonale - Gazeta Express
string(121) "rezoluta-e-kongresisteve-amerikane-per-anetaresimin-ne-nato-konjufca-kosova-e-gatshme-te-kontribuoje-ne-sigurine-rajonale"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 19:25

Rezoluta e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin në NATO, Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë rajonale

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 19:25

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka mirëpritur rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Konjufca, ka thënë se Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit, përcjell Express.

”E mirëpres paraqitjen e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen e tyre dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik. 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement