Jakaj: Inspektorati i Punës udhëhiqet nga një person me proces të shpallur të kundërligjshëm nga Gjykata Supreme - Gazeta Express
string(112) "jakaj1-inspektorati-i-punes-udhehiqet-nga-nje-person-me-proces-te-shpallur-te-kunderligjshem-nga-gjykata-supreme"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 21:02

Jakaj: Inspektorati i Punës udhëhiqet nga një person me proces të shpallur të kundërligjshëm nga Gjykata Supreme

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 21:02

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në T7, tha se nuk ka interpelanca nga opozita e as raportim nga ministri i Financave për mënyrën se si mbrohen punëtorët.

Ai tha se mbrojtja sociale e punëtorëve në këto pesë vitet e fundit më shumë ka qenë në formë të transfereve sociale apo subvencioneve, duke theksuar se përveç rritjes së pagës minimale nuk ka vendime përmes të cilave ndërtohen politikat e mbrojtjes sociale.

Po ashtu, ai tha se për tri vite rresht në krye të Inspektoratit të Punës në kuadër të Ministrisë së Financave është një person për të cilin ka aktgjykim edhe nga Gjykata Supreme për mënyrën e zgjedhjes, proces i cili është shpallur i kundërligjshëm, duke shtuar se si ka mundësi që një inspektorat që duhet të mbrojë të drejtat e punëtorëve udhëhiqet nga një person që vetë gjykata procesin e zgjedhjes së tij e ka shpallur si të kundërligjshëm.

Gjithashtu, Jakaj tha se aktualisht në Republikën e Kosovës janë 54 inspektorë për rreth 449 mijë punëtorë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement