Ymeri: Publikohen vdekjet, lëndimet në punë nuk raportohen - Gazeta Express
string(56) "ymeri-publikohen-vdekjet-lendimet-ne-pune-nuk-raportohen"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 20:57

Ymeri: Publikohen vdekjet, lëndimet në punë nuk raportohen

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 20:57

I ftuar në emisionin “Tempus” në T7, Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës deklaroi se po flitet kryesisht për rastet e vdekjes në punë, ndërsa sipas tij qeveria nuk ka treguar vullnet për t’u marrë me shumë çështje të tjera të punës.

Ai theksoi se qeveria nuk ka pasur qëllim t’i trajtojë çështjet e punës, duke shtuar se vëmendja është përqendruar vetëm te rastet e vdekjeve, të cilat publikohen, ndërkohë që lëndimet në punë, edhe kur lënë pasoja të rënda dhe invaliditet, shpesh nuk raportohen.

Sipas tij, ka raste kur punëdhënësit ndërhyjnë dhe i shmangin raportimet, si dhe raste në sektorin e energjetikës ku punëtorët punojnë me tension të lartë pa mbrojtje dhe këto raste nuk raportohen fare te Inspektorati i Punës.

Më tej, Ymeri tha se Inspektorati i Punës duhet të japë edhe këshilla ndaj punëdhënësve.

“Nuk e fajësoj Inspektoratin e Punës shumë për shkak se inspektorati i punës, që edhe aksionet kur ndërmerren, me qenë edhe këshilluese dhe jo vetëm ndëshkuese ndaj bizneseve, duhet me qenë aksione këshilluese”, tha Ymeri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement