Tensione pas ndeshjes: Përplasje mes KB Peja dhe Drilon Hajrizit - Gazeta Express
string(63) "tensione-pas-ndeshjes-perplasje-mes-kb-peja-dhe-drilon-hajrizit"

Basketboll

Gazeta Express

01/05/2026 14:11

Tensione pas ndeshjes: Përplasje mes KB Peja dhe Drilon Hajrizit

Basketboll

Gazeta Express

01/05/2026 14:11

Pas ndeshjes së tretë gjysmëfinale të “Play-off”-it mes KB Trepça dhe KB Peja, e cila përfundoi me fitore bindëse të mitrovicasve, vëmendja është zhvendosur nga parketi drejt deklaratave dhe polemikave jashtë tij.

Klubi pejanas ka reaguar me një postim publik, duke theksuar se basketbolli duhet të jetë më shumë se rezultat, duke e quajtur atë një kulturë që duhet të reflektohet nga vetë sportistët në fushë. Sipas tyre, në një rivalitet tashmë të ndezur mes dy qyteteve, kontrolli i tifozëve është bërë gjithnjë e më i vështirë, por përgjegjësia kryesore për sjelljen në parket mbetet tek lojtarët.

Në reagimin e tyre, KB Peja falënderoi kryesinë e KB Trepça për mikpritjen, duke theksuar se kjo ka qenë gjithmonë në nivelin e duhur. Megjithatë, kritikat kryesore u drejtuan ndaj kapitenit të Trepçës, Drilon Hajrizi, për të cilin pretendohet se ka tejkaluar kufijtë e profesionalizmit me sjelljet dhe reagimet e tij gjatë dhe pas ndeshjes.

Sipas klubit pejanas, Hajrizi ka përdorur gjuhë fyese të papranueshme, të drejtuar jo ndaj publikut, por ndaj bankës dhe skuadrës së tyre, duke ngritur pyetje mbi shembullin që jep një lojtar i nivelit të tij. Ata shtojnë se sjellje të tilla rrezikojnë të nxisin tensione dhe urrejtje në një rivalitet që tashmë është i ndjeshëm.

Nga ana tjetër, reagimi i Drilon Hajrizi nuk ka vonuar. Ai ka mohuar kategorikisht se ka sharë skuadrën apo lojtarët e Pejës, duke sqaruar se reagimi i tij ka qenë i drejtuar vetëm ndaj një individi nga publiku, në shenjë revolte për ofendimet e vazhdueshme që, sipas tij, janë orkestruar ndaj tij gjatë ndeshjes në Pejë.

Hajrizi ka theksuar se kontributi i tij për Pejën ka qenë i madh ndër vite dhe se tifozët e vjetër janë dëshmitarë të kësaj. Ai gjithashtu ka akuzuar individë të caktuar se po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga çështje të tjera, duke përmendur edhe një borxh financiar prej 15 mijë eurosh, që sipas tij i detyrohet.

Kjo përplasje verbale ka shtuar tensionet në prag të ndeshjes së radhës, e cila do të zhvillohet të dielën në Pejë. Klubi pejanas ka bërë thirrje për një atmosferë sportive dhe spektakolare, ndërsa mbetet të shihet nëse situata do të qetësohet apo do të ndikojë edhe në zhvillimet në parket.

Në një moment kur seria gjysmëfinale është në kulmin e saj, vëmendja mbetet jo vetëm tek rezultati, por edhe tek mesazhi që sportistët dhe klubet përcjellin për publikun.

Advertisement
Advertisement
Advertisement